BE jep 2.3 milionë për Kodin Civil

BE jep 2.3 milionë për Kodin Civil

Ministria e Drejtësisë ka organizuara ceremoninë “Drejt një Kodi Civil Modern në Republikën e Kosovës”, pjesë e Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil-Faza 2″.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, tha se projekti do të ketë kosto 2.3 milionë euro.

Ajo më tej shtoi se BE vazhdon të mbështesë Ministrinë e Drejtësisë për të finalizuar Kodin Civil gjithëpërfshirës dhe të avancuar për Kosovën, raporton E O

Apostolova më tej tha se drafti i parë është përgatitur nga projekti i mëparshëm i financuar nga BE-ja.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje