BE po vëzhgon çështjen e prokurorit Elez Blakaj: Përmbahuni nga sulmet

BE po vëzhgon çështjen e prokurorit Elez Blakaj: Përmbahuni nga sulmet

North Europe. 3D Rendering. Stars my own photo. Elements of this image furnished by NASA

Gjendja e krijuar e sistemit të drejtësisë në Kosovë  ka marrë vëmendje edhe tek përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, thuhet se BE po ndjek nga afër çështjen e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj.

”Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, përfshirë prokurorinë, është e një rëndësie vendimtare në këtë kontekst dhe duhet të sigurohet”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e informimit nga BE.

Po ashtu përmes deklaratës Bashkimi Europian fton të gjithë të përmbahen nga ndonjë sulm i mundshëm kundër institucioneve të sundimit të ligjit, duke përfshirë këtu dhe çdo koment personal apo shpifës ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve individualë.

”Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve të Kosovës në këtë drejtim minojnë parimet kryesore të sundimit të ligjit. Për më tepër, ata gjithashtu dërgojnë sinjale dekurajuese për të gjithë zyrtarët gjyqësorë që merren me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme” theksohet tutje.

BE përsërit se hetimet në pritje duhet të vazhdojnë me profesionalizëm dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit, pa asnjë ndërhyrje,

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje