Bebe Rexha bën bashkë Rita Orën dhe Dua Lipën

Bebe Rexha bën bashkë Rita Orën dhe Dua Lipën

Bebe Rexha mesa duket ka vendosur të zbusë “gjakrat” mes Dua Lipës dhe Rita Orës. Me anë të një fotoje të publikuar në Instagram, ajo ka përgëzuar të dyja këngëtaret e njohura për arritjet e tyre në muzikë.

Bebe ka publikuar në Instagram Top Listën e U.K Itunes, pjesë e së cilës janë edhe Dua e Rita.
Përbri listës këngëtarja ka bërë edhe një mbishkrim ku përveç se falenderon babain e saj ka edhe një mesazh për Duan e Ritën.
“Tre shqiptare në top 20-tëshe! E pabesueshme! E di që prindërit e të trejave kanë punuar fort që të na siguronin një jetë sa më të mirë. Babai im erdhi në Amerikë në 80-tën dhe ka bërë çdo gjë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq shumë, e jam akoma dhe më krenare për femrat që po ecim së bashku drejt fitores. Kjo është për babain tim. Vajzat shqiptare po kryesojnë”.- ka shkruajtur ajo.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje