Bëhuni gati: Makinave me naftë dhe benzinë u vjen fundi

Bëhuni gati: Makinave me naftë dhe benzinë u vjen fundi

Pas 150 vitesh mbretërim, makinave me naftë dhe me benzinë do u vijë fundi.

Do ndodhë kështu të paktën në Britaninë e Madhe.

Ky vend ka marrë vendim që nga viti 2040, në rrugët e saj nuk do të lejohet më asnjë makinë me naftë apo benzinë për shkak të ndotjes.

Ky lajm ka dominuar në mediat ndërkombëtare.

Prej vitit 2040, shoferët duhet të blejnë vetëm makina elektrike.

Duke nisur nga viti 2020, bashkitë do të vendosin taksa ekstra për të gjithë ata që përdorin makina nafte.

Makinat e naftës mund të ndalohen edhe në periudhën e pikut të trafikut.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur ka një zotim global për të reduktuar pasojat e ndryshimeve klimaterike.

Megjithatë vendet e varfëra thonë se do preken më shumë nga të tilla masa.

Ngrohja globale mbetet shqetësim kryesor në botë. Më poshtë gjeni një shkrim apokaliptik për këtë çështje, që ka tronditur rrjetet sociale.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje