Beqaj kërkon mbështetjen e Sllovenisë në fushën e inovacionit

Beqaj kërkon mbështetjen e Sllovenisë në fushën e inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimin të Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e inovacionit.

Ministri Beqaj, në emër të Qeverisë së Kosovës ka falënderuar ambasadorin Bertoncelj për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të Sllovenisë dhe Kosovës, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia si vend mik i ka dhënë Kosovës.

Beqaj është shprehur i interesuar për mbështetje në fushën e shkëmbimit të përvojave sllovene në sektorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe marrjen e ekspertizës shumë të nevojshme nga Sllovenia si shtet anëtarë i BE-së.

“Bashkëpunimi me Slloveninë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe marrja e ekspertizës sllovene në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomik dhe transformimin e saj në ekonominë digjitale, është shumë i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë Beqaj.

Po ashtu, ministri Beqaj ka thënë se Sllovenia ka shumë ekspertizë në fushën e TIK-ut, dhe se ka marrë zotimin nga ambasadori slloven për mbështetje të pakursyer për transformimin e ekonomisë tonë në ekonomi digjitale.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje