Beqaj: Mendimi ekonomik në vendin tonë duhet të ndryshojë

Beqaj: Mendimi ekonomik në vendin tonë duhet të ndryshojë

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë në lansimin e programit “Elvator Lab Chalenge” iniciuar nga Banka Raiffeisen.

Në hapje të këtij aktivitetit, në cilësinë e panalistit, ministri Besim Beqaj ka folur për rëndësinë e ndryshimit të qasjes në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes digjitalizimit dhe përdorimit të inovacionit.

“Inovacioni është e ardhmja, por që realisht është edhe një sfidë të cilën duhet ta adresojmë të gjithë, marrë parasysh që mendimi ekonomik besoj që duhet të ndryshohet. Potenciali ynë per zhvillim ekonomik dhe për të eksportuar përmes ekonomisë digjitale, ku hyjnë është shërbimet bankare të cilat janë servis i aktivitetit ekonomik, është i rëndësishëm ”, theksoi ministri Beqaj.

Programi “Elevator Lab Challenge” do ta hapë fazën e aplikimit më 23 prill.

Ky aplikim do të jetë i hapur për të gjitha ndërmarrjet nga Kosova të cilat kanë ide inovative  në fushat e analizave të avancuara, shërbimeve bankare për biznese, teknologji të investimit dhe tregtisë, e të tjera, transmeton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje