Beqaj pjesë e Dialogut Ekonomik dhe Financiar në mes të BE-së, vendeve...

Beqaj pjesë e Dialogut Ekonomik dhe Financiar në mes të BE-së, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë

Me ftesë të Presidencës se Këshillit të Bashkimit Evropian, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, do të përfaqësojë Kosovën në Dialogun Ekonomik dhe Financiar në mes të Bashkimit Evropian, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në nivel politik, që mbahet në Bruksel.

Fokusi i këtij dialogu do të jetë në temën: “Forcimi i kornizës fiskale si kontribut në konvergjencën ekonomike”.

Beqaj në këtë takim do të shpalosë përkushtimin e Qeverise së Kosovës për të ndjekur një strategji konservatore të politikës makroekonomike, duke synuar nivelet e ulëta të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

Beqaj gjithashtu do të prezantojë objektivat e politikës fiskale që janë vazhdimi i investimeve kapitale, racionalizimi i shpenzimeve operative, borxhi i jashtëm, përmirësimi i efektivitetit të subvencionimit, mobilizimi i të ardhurave përmes zgjerimit të bazës tatimore e jo rritjes së tatimeve, rritja e eksporteve dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë gjithashtu do të potencojë ndikimin e MSA-së në buxhetin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje