Besoj se partitë do të arrijnë konsensus për fazën finale të dialogut

Besoj se partitë do të arrijnë konsensus për fazën finale të dialogut

Drejtori ekzekutiv i Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan, Naim Rashiti, është shprehur i bindur se Kosova do të arrijë një konsensus nacional për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se konsensusi do të jetë që Kuvendi i Kosovës do ta miratojë platformën për bisedime dhe ekipin negociator, të cilit do t’i prijë presidenti Hashim Thaçi.

Rashiti ka bërë me dije se në këtë proces Kosova duhet të jetë kreative në pozicionet e saj karshi kërkesave të Serbisë.

Sipas tij, Kosova në këtë proces të dialogut me Serbinë nuk duhet të marrë pozicion defansiv, sepse në këto negociata nuk po shkon për ta negociuar pavarësinë e saj.

“Besoj se partitë politike mund të arrijnë konsensus që emërimi i ekipit negociator dhe platforma të ecin në mënyrë paralele. Tani për tani kemi një lloj debati për rolin e presidentit dhe opozitës. Duhet ta shohim një qasje më proaktive të Qeverisë në këtë proces, në veçanti të PDK-së si partia më e madhe në pushtet dhe të subjekteve të tjera se si ta formësojmë ekipin negociator”, ka thënë Rashiti.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje