Bie popullariteti i Merkel, 47 % e gjermanëve duan që të dorëhiqet

Bie popullariteti i Merkel, 47 % e gjermanëve duan që të dorëhiqet

German Chancellor and leader of the Christian Democratic Union (CDU) party, Angela Merkel, looks on while speaking after exploratory talks on forming a new government broke down on November 19, 2017 in Berlin. Tough talks to form Germany's next government stretched into overtime, putting Chancellor Angela Merkel's political future in the balance since failure to produce a deal could force snap elections. / AFP PHOTO / Tobias SCHWARZ

Në Gjermani, 47 për qind e qytetarëve dëshirojnë që kancelarja gjermane, Angela Merkel, të lërë detyrën e saj, transmeton Anadolu Agency (AA)

Sipas një anketimi të realizuar nga kompania YouGov, për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, theksohet se 47 për qind e pjesëmarrësve në anketim dëshirojnë që kryetarja e përgjithshme e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU), Angela Merkel, të dorëhiqet nga detyra pa mbushur 4 vite, ndërsa 36 për qind theksohet se mbështesin që Merkel të vazhdojë përfundimin e detyrës së saj 4 vjeçare.

Pjesëmarrësve në anketimin e zhvilluar më 19-21 me 2.036 persona iu është drejtuar pyetja “Kancelarja Merkle të qëndrojë kancelare për 4 vite apo ta lërë më parë detyrën e saj në rastin e formimit të një qeverie të re nën drejtimin e kancelares Angela Merkel?”.

Sipas anketës, theksohet se 17 për qind e votuesve të partive të bashkimit kristian (CDU/CSU) kanë shprehur opinionin që Merkel të lërë detyrën pa mbushur 4 vite, ndërsa 75 për qind e tyre janë shprehur që të vazhdojë këtë detyrë deri në vitin 2021.

Bisedimet paraprake që filluan më 18 tetor me qëllim të krijimit të “koalicionit Xhamajka” midis CDU/CSU, Partisë së Lirë Demokratike (FDP) dhe të Gjelbërve pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në Gjermani më 24 shtator, dështuan për shkak se FDP u largua nga tryeza e bisedimeve.

SPD dhe CDU/CSU do të zhvillojnë bisedime paraprake për koalicionin ndërmjet datave 7-12 janar.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje