Biletat për ndeshjen Real Madrid – Juventus shiten brenda tetë minutave

Biletat për ndeshjen Real Madrid – Juventus shiten brenda tetë minutave

Përballja mes Real Madridit dhe Juventusit, pa dyshim që pritet me interesim të madh, por jo të këtij niveli.

Normalisht që për përballje të tilla shiten të gjitha biletat, por që të gjitha të shiten për tetë minuta nuk është pritur.

Biletat janë dal në shtije në ora 10:00, ndërsa në ora 10:08 nuk ka pasur më.

Ende ekzistojnë gjasat që të bëhesh me biletë për këtë ndeshje, nëpërmjet atyre që kanë bileta sezonale dhe ato që do të dalin në ri-shitje.

Në këtë ndeshje do të ketë 4.000 tifozë të Juventusit, ndërsa pjesa tjetër prej 80.000 janë për tifozët vendas.

Ndeshja e parë zhvillohet në Juventus dhe kjo ndeshje është kthyese.

Juventus dhe Real Madrid kanë ndarë finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin e shkuar

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje