Bingo,bingo: Prishtinasi me 1 euro e bllokon bastoren

Bingo,bingo: Prishtinasi me 1 euro e bllokon bastoren

Mesjava që shkoi ka qenë me shumë fat për një djalë të ri nga Prishtina. Ai është një lojtar i rregullt i basteve sportive.

Dhe, në mesjavë i “ndezi” fortë. Ai i qëlloi gjashtë ndeshje futbollistike me ç’rast i fitoi 20 mijë euro.
Gjashtë ndeshjet e njëjta i kishte luajtur në katër tiketa. Secilën prej këtyre tiketave e kishte paguar nga 1 euro që i jepnin fitim maksimal prej 5 mijë eurosh. Dhe, pasi e qëlloi rezultatin final të atyre gjashtë ndeshjeve prishtinasi fitoi 20 mijë euro – nga 5 mijë euro prej secilës tiketë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje