Bizneset ende vazhdojnë t’i ikin tatimit

Bizneset ende vazhdojnë t’i ikin tatimit

Në vend ende vazhdon të ketë pabarazi në treg. Shumë nga bizneset vazhdojnë t’i ikin tatimit të shtetit.

Një e treta e bizneseve, sipas raportit të auditorit, del se nuk kanë arka fiskale, raporton KTV.

Nga 66 mijë biznese afër 20 mijë nuk i posedojnë ato.

Por, numri i tyre mendohet të jetë më i madh, pasi Administrata Tatimore e Kosovës nuk ka të dhëna të sakta.

Lidhur me këtë nuk janë deklaruar në ATK.

Në bazë të një hulumtimi të Ministrisë së Financave, në vitin e kaluar pati dalë që rreth 30 për qind ekonomisë në vend është joformale.

Musa Limani, profesor i ekonomisë, tregon se ky veprim ka ndikim të madh në buxhet të shtetit, por edhe në pabarazinë e bizneseve.

Për këtë ai thotë se duhet të ndërmerren masa më të mëdha nga inspektorati i ATK-së si dhe të ketë bashkëpunim mes institucioneve.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Odën Ekonomike Amerikane.

Pos mungesës së arkave fiskale, sfidë thonë se mbetet edhe mbikëqyrja e zbatimit të këtij procesi.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, ka thënë se ajo që është më e rëndësishmja krahas përmbylljes së fiskalizimit është edhe mbikëqyrja e zbatimit të procesit nga ana e bizneseve, meqë shumë prej atyre kanë arkë fiskale, por nuk e përdorin fare.

Procesi i fiskalizimit është theksuar edhe në raportin e auditorit në vitin e kaluar.

Në të, u pat kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm që të sigurojë kontroll dhe të ndërmarrë masa të nevojshme që t’i obligojë bizneset të pajisen me arka fiskale.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje