Bleona Qerreti futet në listën si më e kërkuara në “Google” (Foto)

Bleona Qerreti futet në listën si më e kërkuara në “Google” (Foto)

Këngëtarja shqiptare e cila ka kohë që ka nisur karrierën e saj muzikore në Amerikë, Bleona Qerreti ka arritur një rekord të ri që jo çdo kush mund ta bëjë.

Ajo dy ditë më parë ka arritur të renditet si personi më  kërkuar në motorin më të madh të kërkimeve “Google”.

E gjitha kjo ka shumë gjasa që ka ardhur pasi Bleona Qereti e shokoi Hollywood-in kur në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar, në ndejën e organizuar nga Vanity Fair në Los Angeles, ajo u shfaq me gjoksin zbuluar, duke vënë sipër vetëm një rrjetë nga e cila mund të shihje gjithçka.

Pamja e saj ka tërhequr vëmendjen e tabloideve kryesore, të cilat i kanë kushtuar artikuj në faqet e tyre rozë. Daily Mail, The Sun, Express.co.uk e Metro janë vetëm disa prej tyre.Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që Bleona është veshur në këtë mënyrë në evenimente të rëndësishme botërore pasi ajo i kishte bërë të gjithë ta kthenin kokë kur u paraqit në American Music Awards të vitit 2014, po ashtu me një fustan në formë rrjete.

 

E em sa duket këngëtarja Bleona Qerreti, hapësirën e madhe që iu dha në media ka ditur ta shfrytëzojë goxha mirë, pasi që këngëtarja ka lansuar këngën e saj të re në profilin e vet në Instagram, dhe ky është një lajm i madh sa i përket këngëtares, e cila ka goxha kohë që s’ka publikuar projekt të ri.“Wicked Love”, titullohet kënga e saj e re që është publikuar edhe në YouTube pa klip, por vetëm me tekstin e këngës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje