Bora zbukuron plazhin e Shëngjinit (Foto)

Bora zbukuron plazhin e Shëngjinit (Foto)

Reshjet e borës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Shqipërisë. Situata më e rënduar sa i përket qarkullimit rrugor shfaqet në veri-lindje dhe jug-lindje të Shqipërisë.

Por, flokët e dëborës kanë zbritur deri në bregdet.
Zona e Shëngjinit u zgjua e zbardhur këtë mëngjes dhe në imazhet e shpërndara nga Bashkia e Lezhës shihet rëra e plazhit e mbuluar me një petk të hollë të bardhë.

Ndërkohë, në shumë zona të tjera të vendit, trashësia e saj shkon në disa centimetra.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje