Borissovi, Kosovës dhe Serbisë: S’ka BE pa i zgjidhur problemet mes vete

Borissovi, Kosovës dhe Serbisë: S’ka BE pa i zgjidhur problemet mes vete

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) nuk mund të ketë në mesin e vet anëtarë që kanë probleme me njëri-tjetrin.

Ai në një konferencë për medie pas takimit me presidentin Hashim Thaçi në Prishtinë, ka thënë se as Kosova e as Serbia nuk mund të bëhen pjesë e BE-së pa i zgjidhur problemet mes vete.

“Keni një barrë të rëndë me presidentin serb, mirëpo duhet ta përfundoni. S’ka alternativë tjetër sepse e kemi parë çfarë ka ndodhur në luftë nga ato alternativa tjera. Ju jeni të detyruar bashkë me serbët të zgjidhni këtë mosmarrëveshje, dhe atëherë BE-ja do të na shohë me një sy tjetër”, ka thënë Borissovi.

Më tutje kryeministri bullgar nuk e ka thënë qartazi nëse këtë vit do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje