Burri që po befason të gjithë: Ai ecën me duar dhe mund...

Burri që po befason të gjithë: Ai ecën me duar dhe mund të bëjë gjëra që nuk mund t’i bëjnë as ata që ecin në këmbë (Video)

Një burrë etiopian, emri i të cilit thuhet se është Dirar Abohoy, i cili ka ecur me duart e tij që nga mosha 9 vjeçare, dëshiron një Rekord Guinness për aftësitë e tij mbinjerëzore.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një 32 vjeçar i cili me aftësitë e tij unike ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Siç edhe mund të shihet në disa pamje të publikuara, Abohoy, ndër tjerash ai është filmuar duke lëvizur një makinë me një litar të lidhur për trupin e tij.

Cilësitë e tij të jashtëzakonshme tregojnë gjithashtu se si derisa ecte me duar, ai ishte në gjendje të bartte një person tjetër.

Aftësitë e burrit etiopian gjithashtu kanë provokuar edhe komente të shumta në rrjetet sociale ku disa përdorues thjesht kanë pyetur se si është në gjendje të bëjë një gjë të tillë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje