Buzë të thata, shenjë e parë serioze e sëmundjes: Si të mësoni...

Buzë të thata, shenjë e parë serioze e sëmundjes: Si të mësoni a është gjendja e rrezikshme!

A e keni ditur që më shumë se 400 ilaçe si efekte të padëshirueshme kanë bash thatësirën e buzëve?

Thatësia e buzëve (kserostomia) di të jetë shumë e shpeshtë dhe kryesisht e parrezikshme, por ndonjëherë mund të jetë edhe simptomë e sëmundjeve të rrezikshme.

Nëse nuk keni pirë mjaft lëngje apo jeni të nevrikosur, është plotësisht normale që buzët t’ju jenë të thata.

Madje edhe konsumimi i tepërt i kafes mund të shkaktojë këtë gjendje, si edhe përdorimi i alkoolit dhe i ujit për shpëlarje të gojës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, thatësia e vazhdueshme mund të zbulojë sëmundje të tjera të ndryshme.

Kur buzët janë të thara, instinkti i parë është që t’i lëpini. Por një gjë e tillë vetëm sa e përkeqëson situatën. Pështyma do të thahet dhe do ti bëjë akoma më keq buzët të plasaritura dhe të dhimbshme. Këtu ju vjen dorësh mbajtja e një zbutësi buzësh gjithnjë me vete.

d1d78-doesherpesgoawayitsown_25482

Urthi

Thatësia e buzëve shpesh përcjell urthin, por shpesh shkakton edhe inflamacion të fytit, i cili do të shkaktojë thatësirën. Inflamacioni ndodh me rastin e kalimit të thartirës së lukthit nga ezofagu në fyt.

Diabeti

Niveli i vazhdueshëm i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë thatësirën e buzëve. Kështu ndodh për shkak që me rastin e shtimit të glukozës në gjak, veshkat humbin aftësinë e absorbimit të lëngjeve dhe ndodh tajitja e sasive të mëdha të urinës dhe dehidrimi i trupit.

Përdorimi i ilaçeve

Madje më shumë se 400 ilaçe si efekte të padëshirueshme pikërisht i kanë buzët e thata. Thatësia e buzëve shfaqet edhe te artriti reumatoid, lupusi dhe vaskuliti.

Por, nëse jeni të brengosur për atë që shihni, mos hezitoni të konsultoheni me mjekun, stomatologun apo dermatologun.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje