Bytyqi premton mbështetje për komunën e Kaçanikut

Bytyqi premton mbështetje për komunën e Kaçanikut

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka vizituar të martën komunën e Kaçanikut, ku është pritur nga kryetari i kësaj komunë, Besim Ilazi.

Në këtë takim Bytyqi e Ilazi kanë biseduar për gjendjen aktuale të arsimit në Kaçanik dhe punët që duhet të bëhen në ngritjen e cilësisë së arsimit.

Ministri Bytyqi i ka ofruar mbështetje Ilazit për përafrim sa më të madh të bashkëpunimit me nivelin lokal në Kaçanik në mënyrë që t’i qasen zgjidhjes së problemeve arsimore në nivelin lokal.

Po ashtu, ai ofroi mbështetje edhe për përmirësimin e infrastrukturës në shkollat e Kaçanikut.

Ndërsa kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, e ka vlerësuar lartë vizitën e ministrit Bytyqi, derisa është shprehur mirënjohës për mbështetjen që ky i fundit ka ofruar për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë.

Ministri i MAShT-it, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec si dhe shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje