Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj tre të pandehurve për vjedhjen në...

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj tre të pandehurve për vjedhjen në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak të pandehurve Z.J., I.R. dhe B.O., në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Ditë më parë disa persona kanë kryer një vjedhje në Qendrën Tregtare “Agmia”, në Gjilan, ku me këtë rast zyrtarët policorë në detyrë, nuk kanë përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë, duke mos arritur të identifikojnë apo të kapin personat që kanë kryer këtë vjedhje”, thuhet në njoftimin për media, transmeotn Express.

Me këto veprime i pandehuri Z.J. dhe I.R. dyshohet se kanë kryer veprën penale bashkryerje keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa i pandehuri B.O. dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2 të KPRK-së.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Express/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje