Çanak paralajmëron trazira në veri të Kosovës, të nxitura nga Rusia

Çanak paralajmëron trazira në veri të Kosovës, të nxitura nga Rusia

Kryetari i Lidhjes së Sociademokrate të Vojvodinës dhe Këshillit për Integrime Evropiane në Parlamentin e Serbisë, Nenad Çanak, ka thënë se në periudhën që po hyjmë do të ketë shumë trazira në veri të Kosovës, të cilat do të shkojnë në favor të administratës së presidentit rus Vladimir Putin, sepse kjo do të çojë në forcimin e forcave ekstremiste pro-ruse në Serbi .

“Trazira të tilla mund të shpërthejnë edhe në Beograd, pas zgjedhjeve të marsit” tha Çanak për Radion Evropa e Lirë
Ai shtoi se është i gatshëm që këto informacione t’ua japë autoriteteve kompetente të Serbisë.

Çanak ka thënë se për vrasjen e Oliver Ivanoviqit nuk i ka akuzuar rusët, por shtoi se ai gjithmonë do të thotë se interesat e Rusisë në këtë moment janë shumë ngushtë të lidhura me destabilizimin, të cilin e sjellin vrasjet e tilla politike, përcjell Telegrafin.

Ai përsëriti se vlerësimin se e ashtuquajtura Qendër Humanitare Ruse në Nish në të vërtetë është “bërthama e bazave ushtarake ruse”, dhe potencoi se ka indikacione serioze se nga aty është përgatitur grusht shteti në Mal të Zi.

Sipas tij, kjo qendër në Nish është “një nga dëshmitë më serioze të politikës ekspansioniste të Rusisë”.

Ai akuzoi ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov se po sjell skenarin ukrainas në Serbi.

“Megjithatë, Serbia ka një vizion evropian për të ardhmen dhe nuk do të jetë një bartëse e aeroplanëve dhe raketave ruse në Ballkan”, ka thënë Çanak.

Sipas tij, Lavrov u takua me Milorad Dodikun në Beograd, i cili është kryetar i një entiteti të një shteti në Ballkan, dhe jo një shteti më të madh dhe jo më të rëndësishëm, për shkak se ajo është një fitil që mund të ndez fuçinë ballkanike të barutit.

Ai e pyeti se pse në Beograd demonstrojnë organizatat që janë të ndaluara nga Gjykata Kushtetuese dhe askush nuk pengon funksionimin e tyre, që të vendosin postera në të cilat shkruan: “le ta presim presidentin tonë”, me fotografinë e Vladimir Putinit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje