Çfarë është varësia e seksit dhe si ndikon në jetën tuaj

Çfarë është varësia e seksit dhe si ndikon në jetën tuaj

Për disa njerëz, të pasurit dëshirë të madhe për seks nuk është fare problem. Ata e shijojnë një jetë të zënë me seks qoftë me një partner ose me më shumë, dhe kjo është krejtësisht e kënaqshme dhe e sigurt për ta.

Por për disa njerëz dëshira e madhe për të bërë seks mund të ndikojë në të gjitha aspektet e jetës së tyre.

Çrregullimi hiperseksual nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit një epsh të madh seksual – por është një varësi e cila e dëmton jetën e dikujt në të njëjtën mënyrë si drogat dhe alkooli.

Ka shumë yje botërore të cilët pohojnë se vuajnë nga ky çrregullim apo nga varësia e seksit, duke përfshirë Colin Farrell, Rob Lowe, etj.

Shenjat e hiper-seksualitetit mund të përfshijnë masturbim të tepërt, fiksim pas seksit deri në atë masë ku ndikon në jetën tuaj, keni afera të shumëfishta dhe shikoni shumë shpesh filma pornografikë.

Por, si ta dalloni një person të cilit thjesht i pëlqen të bëjë shumë seks dhe dikë që është duke vuajtur nga varësia e seksit?

Ekspertët shëndetësorë thonë se nëse çrregullimi e pengon jetën tuaj personale dhe profesionale dhe zgjatë mbi gjashtë muaj duke shkaktuar stres, atëherë është kjo e dyta.

Keni parasysh se ky çrregullim është vdekjeprurës për shumicën e lidhjeve!

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje