Chelsea do ta shkarkojë Conten brenda javës

Chelsea do ta shkarkojë Conten brenda javës

Chelsea do të shkarkojë Antonio Conten në ditët e ardhshme, pavarësisht fitimit të trofeut të Kupës FA.

Drejtuesit e skuadrës londineze pritet të shkarkojnë nga detyra trajnerin italian Conte.

Sipas mediumeve BeIN Sports dhe Premium Sport, një njoftim i shkarkimit mund të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme.

Italiani mori detyrën te Chelsea në verën e vitit 2016 dhe fitoi Ligën Premier në sezonin e tij të parë.

Antonio Conte (Getty Images)

Megjithatë, sezoni i tij i dytë i pa Blutë të mos kualifikohen për Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan në pozitën e pestë në tabelë.

Edhe pse Chelsea përfundoi me fitoren ndaj Manchester United në Ëembley duke u kurorëzuar me titullin e Kupën FA, drejtuesit e cilësojnë sezonin e dështuar.

Conte gjithashtu ishte lënë në hije nga raportet e një ndarjeje midis trajnerit dhe bordit të Chelsea.

E gjithë kjo thuhet se ka ardhur pas mosmarrëveshjeve të mëdha mes vete në lidhje me politikën e transferimeve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje