Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’...

Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’ për Pulisic

Chelsea mund të përdorë Michy Batshuayi si një hap të madh në një marrëveshje për yllin amerikan të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.

Dortmundi është i gatshëm të bëjë një ofertë për Batshuayi, i cili ka impresionuar që kur u bashkua në fund të janarit nga Chelsean në huazim.

Sulmuesi belg ka shënuar pesë gola në tre ndeshje dhe ka bindur menjëherë drejtuesit e klubit milioner gjerman.

Chelsea refuzoi të shesë sulmuesin reprezentuesin e Belgjikës në janar, por mund të jetë i hapur për të negociuar largimin e Batshuayi në verë.

Pulisic është shumë i kërkuar në Evropë (Getty Images)

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Blutë do t’ia hapnin derën largimit të belgut në rast se lejohen të nënshkruajnë me amerikanin Pulisic.

Reprezentuesi i SHBA-ve konsiderohet si një nga adoleshentët më të talentuar në futbollin botëror në këtë moment dhe interesimi për të është i madh.

Pulisic ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Manchester United dhe Liverpool që kanë bërë hetimet e para për të, pasi amerikani është i aftë të luaj në tri pozitat pas sulmuesit kryesor.

Klubi gjerman, Dortmund, mendohet se kërkon së paku 100 milionë euro për shërbimet e tij, por në rast përfshirje të Batshuayit në ofertë, ky çmim mund të përgjysmohet.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje