Chelsea është klub anglez, por Ferdinand ‘çmendet për’ golat e Messit (Video)

Chelsea është klub anglez, por Ferdinand ‘çmendet për’ golat e Messit (Video)

Ish-futbollisti i njohur, Rio Ferdinand, ka qenë i pranishëm mbrëmë në ndeshjen mes Barcelonës dhe Chelseat në ‘Camp Nou’.

Ferdinand nuk ka mundur të qëndrojë në shtëpi ta shoh ndeshjen.

Legjenda e Manchester United punon si komentator në BT Sport.

Pas ndeshjes, Ferdinand ka shpërndarë disa video në rrjetet sociale me reagimet e tij pas golave spektakolarë të Leo Messit.

Edhe pse Chelsea është skuadër angleze, Ferdinand gëzohet pa hezitim për golat e Messit.

“Momenti në të cilin Messi shënon golin e 100-të në garën më të madhe kontinentale.  Dëshmitar në këtë madhështi”, ka shkruar ish-qendërmbrojtësi i Anglisë dhe i ‘Djajve të Kuq’.

Ndeshja u mbyll 3-0 me Barcelonën që kalon në çerekfinale.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje