Çmimi i homologimit të veturave në Kosovë, më i shtrenjtë se në...

Çmimi i homologimit të veturave në Kosovë, më i shtrenjtë se në Finlandë e Britani

Krijimi i monopolit në homologimin e veturave është një vendim i Qeverisë së Kosovës, i cili sipas Institutit GAP e ka dëmtuar konkurrencën, ka anashkaluar Kuvendin e Kosovës dhe ka favorizuar vetëm një kategori të bizneseve private në dëm të interesit të përgjithshëm të qytetarëve.

Sipas një raporti të përpiluar nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, përveç monopolit në homologim, MTPT përmes udhëzimit administrativë nr. 2008/08 për homologimin e automjeteve ka krijuar edhe disa situata të jashtëligjshme.

Çmimi i homologimit të veturave në Kosovë, sipas raportit të Institutit GAP, është më i shtrenjtë sesa në shtetet e fuqishme ekonomike në Evropë: si në Finlandë dhe në Britani të Madhe.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje