Conor McGregor pohon se ka të ardhura më të mëdha se Ronaldo:...

Conor McGregor pohon se ka të ardhura më të mëdha se Ronaldo: I kam thënë Cristianos se do të lë pas në listën e Forbes

Promovuesi i famshëm, Dana White, ka konfirmuar se dueli ndërmjet Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov do të zhvillohet në muajin prill.

Është hera e katërt që UFC përpiqet t’i fusë në ‘Tetëkëndësh’ dy aplikuesit e arteve të përziera marciale dhe duket se më në fund do të ndodhë në ‘UFC 223’.

Kjo do të thotë se kampioni i peshave të lehta të UFC-së, Conor McGregor mund të humb titullin gjatë muajit të ardhshëm.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Për vetëm 28 minuta punë, McGregor fitoi rreth 30 milionë dollarë, shumë të parave që nuk ka mundur ta fitoj pesë vjet më parë kur debutoi.

Megjithatë, sipas McGregorit, për luftën me Floyd Mayweatherin ka fituar rreth 109 milionë dollarë.

Shtuar edhe disa paraqitje në reklama të ndryshme të markave botërore, 29-vjeçari pohon se është sportisti më i paguar në botë duke lënë pas edhe Cristiano Ronaldon.

Në një mesazh në llogarinë personale në Instagram që promovonte marrëveshjen e re me Burger King, ai tha “Duke marrë dhe bërë marrëveshje. Mbreti e njeh mbretin”.

“Unë jam me të vërtetë i interesuar që ta shoh këtë vit listën e sportistëve më të paguar të Forbes. Unë tani e kam tejkaluar Cristiano Ronaldon siç i thashë në vitin 2016”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, McGregor.

Ndryshe, Ronaldo ka fituar 88 milionë euro gjatë vitit 2016, ku sipas Forbes është sportisti më i paguar në botë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje