Daçiç sulmon BE-në, pse po i mbron shqiptarët

Daçiç sulmon BE-në, pse po i mbron shqiptarët

Beograd, 9. juna 2015 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic daje izjave medijima nakon danasnjeg sastanka sa predsednikom Drzave Palestine Mahmudom Abasom. Predsednik Drzave Palestine Mahmud Abas, na poziv predsednika Tomislava Nikolica, boravi u zvanicnoj poseti Srbiji. FOTO TANJUG / OKSANA TOSKIC / bb

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë se nuk ka karotë europiane nga BE për të cilën Serbia me vetë dëshirë do të hiqte dorë nga Kosova.

“Është pafytyrësi që qarqe në Bruksel të presin nga ne harakiri historik, ndërsa ata vetë brenda BE-së nuk kanë qëndrim unik kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Duke folur për vazhdimin e sotëm të dialogut të Beogradit e Prishtinës, Daçiq ka thënë për “veçernje novosti” se pala serbe nuk pranon asnjë korrigjim të marrëveshjes për AKS-në.

“Nëse BE pajtohet për diçka të tillë, e besoj se nuk do të pajtohet, atëherë bie poshtë i tërë dialogu dhe për ne aty nuk do të ketë më vend”, ka theksuar ai.

Daçiq ka vlerësuar se në një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe në Prishtinë ekziston qëllimi i qartë që serbët në veri të Kosovës të shpallen faktor destabilizues duke shtuar se ata po luajnë me zjarr.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje