Dafina Zeqiri del pa sytjena rrugëve të Los Anxhelosit

Dafina Zeqiri del pa sytjena rrugëve të Los Anxhelosit

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri vazhdon të qëndrojë në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Ajo vazhdon të punojë fuqishëm në projektet e reja muzikore, të cilat do t’i prezantojë për fansat.

Ndërkohë, Dafina është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave preferon që të publikojë fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të rralla janë rastet kur Dafina ndan me fansat edhe imazhe provokuese.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shfaqet duke shëtitur rrugëve të Los Anxhelosit.

Ajo duket mjaft atraktive dhe provokuese, teksa shfaqet pa sytjena në pjesën e sipërme, me çka ka treguar se ka qenë e guximshme në përzgjedhjen e veshjes së saj.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje