Danielssoni dhe Haradinaj lansojnë programin për reforma ekonomike

Danielssoni dhe Haradinaj lansojnë programin për reforma ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe drejtori gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson kanë lansuar programin për reforma ekonomike.

Me këtë rast, Danielssoni ka thënë se ka sfida serioze në reformimin e sistemit të arsimit dhe klimës për investim. “Ky program ndjek qasje të njëjtë më shtetet tjera të BE- së. Kosovës çdo vit i kërkohet t’i dorëzoj planet për buxhetin për reforma ekonomike. Rekomandimet që janë dal nga veprimet e me hershme janë vlerësuar nga shtetet e BE-së. Kosovës i është kërkuar të lëviz përpara ne uljen e informalitetit dhe në sektorin e efiçiencës së energjisë. Pamja deri më tani është disi e turbullt. Kosova nuk ka kohë të humbas duhet te dorëzoj programin e vet deri më fund të janarit 2018. Vlerësimi jonë është se duhet të bëhet më shumë për të arritur kritere”, ka deklaruar Danielssoni. Ai ka deklaruar se i ka parasysh vështirësitë që Kosova ka në eksport, por ka theksuar se CEFTA do të ofrojë mundësi të mirë. Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se mirëpret vizitën e Danielssoni , duke shtuar se programi i reformave ekonomike të Kosovës është program i negociuar me komisionin evropian. “Qeveria ka marrë përgjegjësitë në përvetësim të agjendës evropiane, të reformës dhe është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë për këtë program”, ka deklaruar Haradinaj.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje