Dardan Sejdiu zbulon pse nuk mori pjesë në mbledhje Visar Ymeri

Dardan Sejdiu zbulon pse nuk mori pjesë në mbledhje Visar Ymeri

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Sejdiu ka arsyetuar mospjesëmarrjen e kryetarit Visar Ymeri dhe disa të tjerëvve në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisëNë një intervistë të shkurtër për “Indeksonline”, ai ka squarar se kjo mbledhje është thirrur me kërkesë të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të cilët kanë mbledh nënshkrimet e nevojshme.
“Mendoj që kryetari Ymeri nuk është në Kosovë fare kështu që e ka pas të pamundshme me qenë në mbledhje ndërsa për të tjerët Hyseni e sqarojë se nuk ka ndonjë telashe sai përket asaj pune. Mund të ndodhë që dikush nuk ka qenë në Prishtinë apo Kosovë”, ka thënë ai.

Sejdiu pret që në vazhdimin e mbledhjes diskutimet të jenë më të hapura dhe sinqertë për rrugën përpara.Më poshtë, video:

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje