Deda thotë se Thaçi po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë

Deda thotë se Thaçi po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë

Deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se nëse ka pajtueshmëri atëherë Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës, i ka cilësuar si gënjeshtra deputeti i Alternativës, Ilir Deda.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook ku ka thënë se i pari i Kosovës është duke manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë për aksham pazaret që dëshiron sipas tij, t’i bëjë ai në emër të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Dedës:

Sot pasoi gënjeshtra e radhës nga Kryetari i Kosovës – që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës. E pathënë mbeti që Serbia e merr veriun deri në lumin Ibër.

Thaçi e di shumë mirë që as Medvegja, as Bujanovci dhe as Presheva nuk do të bashkohen me Kosovën. Është duke manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë për aksham pazaret që dëshiron t’i bëjë në emër të Kosovës. Nëse nuk e ndalojmë t’i realizojë, do ta shkatërrojnë Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje