Dëgjuan një zhurmë të madhe, befasohen familjarët – një aligator ishte futur...

Dëgjuan një zhurmë të madhe, befasohen familjarët – një aligator ishte futur në pishinën e shtëpisë së tyre (Video)

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, thuhet se shihet një zvarranik i cili ishte zbuluar në pishinën e një shtëpie në Nokomis, Florida të premten mbrëma.

Sipas mediave të huaja ka qenë Patronia Carver ajo që ka rrëfyer ngjarjen duke theksuar se burri i saj zbuloi krijesën pasi dëgjoi një zhurmë të madhe.

Sipas saj, ka qenë një portë xhami përmes së cilës aligatori ishte futur në pishinë, pasi e kishte thyer atë.

Pas kësaj, ata kanë njoftuar autoritetet përkatëse, të cilat kanë ardhur dhe e kanë larguar aligatorin nga pishina.

Siç shkruajnë mediat, ky lloj i aligatorit rriten mesatarisht rreth tri metra dhe kanë një peshë në mbi 400 kilogramë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje