Delawie: Kosova në BE vetëm nëse ka gjykata të pavarura dhe të...

Delawie: Kosova në BE vetëm nëse ka gjykata të pavarura dhe të pakorruptuara

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha se Kosova mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE) vetëm nëse ka gjykata të pavarura dhe të pakorruptuara, raporton Ekonomia Online.

“Kosova e ka vetëm një të ardhme evropiane, nëse gjykatat janë të pavarura e pa korrupsion dhe nëse i përmbahen Kushtetutës”.

Sipas tij, korrupsionin vazhdon të mbetet problem në Kosovë, sidomos në prokurimin publik, e që po pengon investimet e ofrimin e shërbimeve më të mira komunale për qytetarët.

“Kemi korrupsion në prokurim publik që pengon investimet, shërbimet komunale, në këtë fushë puna juaj është jetike”.

Delawie në konferencë e organizuar nga koalicioni i OJQ-ve për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017″, shtoi se vullneti politik dhe mbështetje e Qeverisë janë thelbësore për të arritur rezultate në luftimin e kësaj dukurie.

“Vullneti politik dhe mbështetje e Qeverisë janë thelbësore për të arritur rezultate”.

“Në Luftën kundër korrupsionit do të vazhdojmë të ofrojmë ekspertizën dhe mbështetjen tonë për të gjithë ata që ndajnë mendimet e njëjta dhe që mendojnë se luftimi i korrupsionit është jetik për një vend”.

Nora Latifi- Jashari, nga Instituti GAP ka theksuar dy temat që ky institut i ka trajtuar gjatë javës së korrupsionit, që është udhëzimi administrativ i dalë nga Ministria e Infrastrukturës (MI) për homologimin e veturave.

“Gjatë kohës homologimin e veturave dhe ambalazhuesit e ujit. Udhëzimi administrativ të cilën e ka vu MI për homologimin e veturave”.

Albulena Ndrecaj, nga Organizata INPO, sqaroi se kanë publikuar dy raporte për keqpërdorim të parasë publike përmes prokurimit publik në Mitrovicë dhe Ferizaj.

“INPO ka publikuar dy raporte për keqpërdorim të parasë publike përmes prokurimit publik në Mitrovicë dhe Ferizaj. Diskriminimi i operatorëve ekonomik, tejkalim të kufizimeve buxhetore, mos zbatim të kontratave, kontrata të kundërligjshme”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje