Delawie viziton Gjakovën e Junikun

Delawie viziton Gjakovën e Junikun

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, do të vizitojë sot, e hëne, komunën e Gjakovës dhe atë të Junikut, njofton Klan Kosova.

Delawie do të takohet edhe me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin.

Vizitat janë një mundësi për të takuar përfituesit e USAID-it dhe për të parë nga afër ndikimin e investimeve të SHBA-ve në këtë pjesë zonë.

Në mënyrë specifike, aktiviteti i USAID-it “Përkrahja Pas Mësimit për Tinejxherët” dhe programi i USAID-it “Mundësitë Rurale dhe Bujqësia për Rritje” janë shumë aktive në rajon.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje