Dëmtohet gypi, “Mati 1” mbetet pa ujë të pijshëm

Dëmtohet gypi, “Mati 1” mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Mati 1”, se gjatë punimeve nga kontraktorët e kompanisë ndërtimore “Standard” në afërsi të rrugës “Ndue Përlleshi”, dje pasdite ka rrëshqitur dheu, me ç’rast është dëmtuar gypi që e furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të kësaj lagjeje.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë, ndërkohë që ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit bashkë me ekipe të komunës së Prishtinës janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje