Dënohet me 24 vjet burg ish-presidentja e Koresë Jugore

Dënohet me 24 vjet burg ish-presidentja e Koresë Jugore

 

Ish-presidentja e Koresë Jugore, Park Geun-hye është dënuar me 24 vjet burgim pasi është gjetur fajtore për korrupsion dhe abuzim me pozitën zyrtare, njofton Klan Kosova.

Vendimi final për ish-lideren koreane është dhënë drejtpërdrejt edhe në mediat e vendit.

Ky dënim është kulmimi i skandalit që ka goditur vendin kohëve të fundit ku u zbuluan shumë afera korruptive mes elitës politike dhe asaj të biznesit.

Park është dënuar gjithashtu edhe me një gjobë.

Ish-presidentja ka mohuar të gjitha akuzat e saj dhe ka thënë se gjykata ka qenë qëllimshëm kundër saj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje