Dënohet me dy vjet burg personi që e aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren...

Dënohet me dy vjet burg personi që e aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan njofton se ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej dy vite burgim për të akuzuarin Liman Leci.

Me datën 22 shkurt 2018 i akuzuari Leci gjatë ngasjes së automjetit të tij në rrugën Gjilan – Prishtinë, nuk i është përshtat rregullave të komunikacionit, ku si pasojë ka goditur fëmijën E. Berisha, ku nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetojë.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik neni 378 paragrafi 1 lidhur me nenin 8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite burgim, dhe dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej 3 (tre) vite pas përfundimit të dënimit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje