Deputeti i Vetëvendosjes misterioz sa i përket përçarjes në partinë e tij

Deputeti i Vetëvendosjes misterioz sa i përket përçarjes në partinë e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili mohon se është në kompetencë të tij që t’i komentojë zhvillimet e fundit brenda subjektit të tij politik, me arsyetimin se nuk është pjesë e kryesi së partisë.Ismaili tha për “Gazeta Blic” se nuk ka kompetencë të flasë për problemet nëpër të cilat po kalon Vetëvendosje.”Unë skam çka prononcona, as në kryesi nuk jam as nuk kam kompetenca me u prononcu për asgjë”, tha deputeti i Vetëvendosjes.

Fisnik Ismaili-Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Ndërkaq i pyetur për përçarjen në Lëvizje, ai shtoi se është problem i brendshëm i cili do të rregullohet dhe deri atëherë pa dal dikush që të flet zyrtarisht, Ismaili nuk ka koment.”Absolutisht nuk është e imja me e komentu atë punë, është problem i brendshëm i cili po kshyr me u rregullu edhe deri të prononcohet dikush zyrtarisht unë nuk kam kurrfarë komenti”, përfundoi ai.Ndryshe, ditët e fundit në media janë duke qarkulluar lajme për një përçarje në Lëvizjen Vetëvendosje, që filloi nga ofendimi i deputetes Aida Dërguti që ia bëri themeluesit të VV-së Albin Kurtit në një grup në ‘Viber’ duke e quajtur ‘mut’.Pas publikimit të këtyre bisedave, u kërkua dorëheqja e Dërgutit nga posti i kryetares së degës në Vushtrri si dhe nga kryesia e Lëvizjes.Dërguti deklaroi dorëheqjen përmes një letre dërguar kryetarit Visar Ymeri dhe aktivistëve, duke shkruar edhe për disa probleme që sipas saj kanë vite që kanë filluar.Atë ditë u mbledh edhe kryesia e VV-së që mbajti mbledhje për më shumë se 7 orë.Në anën tjetër, tashmë janë krijuar edhe dy tabore në Lëvizje. Në media po flitet për grupin e Dardan Molliqaj dhe Albin Kurtit.Krejt kjo, si luftë për pozitën e të parit në parti.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje