Dera përplasej vetë para se në dhomë të shfaqej një hije misterioze...

Dera përplasej vetë para se në dhomë të shfaqej një hije misterioze (Video)

Raul Agruello, roje në një stadium në Argjentinë, filmoi atë që besohet të jetë një aktivitet paranormal.

Pasi dëgjoi tri herë zhurma të fuqishme që vinin nga dhoma e zhveshjes së lojtarëve, 32-vjeçari u nis të filmonte, për ta pasur si dëshmi nëse dikush nuk do t’i besonte.

Pamjet që ka marrë ai me kamerën e telefonin, e tregojnë një derë që përplaset vazhdimisht. Kur ai e hapë atë, brenda nuk është askush.

Por, teksa shikon nëpër hapësirat e dollapëve dhe stolave, në mesin e teshave të varura shfaqet një hije misterioze.

Mësohet se Agruello e ka lënë punën dhe për tu punësuar në një punë të njëjtë diku tjetër. Në anën tjetër, zyrtarë të stadiumit nuk kanë dashur të përgjigjen për këtë ndodhi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje