“Dheu i Bardhë 2” i jep mbështetje të fuqishme Nismës Socialdemokrate

“Dheu i Bardhë 2” i jep mbështetje të fuqishme Nismës Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate, dega në Gjilan është duke e vazhduar procesin e konsolidimit dhe zgjerimit të saj.

Të dielën kjo parti ka themeluar edhe një nëndegë në lagjen “Dheu i Bradhë 2”, kryetare e së cilës është zgjedhur Mimoza Ramadani.

Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, kryetari i Nismës në Gjilan, Bajram Hasani, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

Hasani nëpërmjet këtij postimi ka thënë se Nisma Socialdemokrate po e zhvillon me shumë sukses procesin e konsolidimit dhe zgjerimit të saj.

“Në këtë kuadër javëve të kaluara në degën e Nisma Socialdemokrate në Gjilan kemi themeluar dhjetëra nëndegë, qindra të rinj e të reja me vullnet dhe energji të pashoqe tashmë janë bërë pjesë e familjes sonë të madhe socialdemokrate. Këtë të diel e themeluam edhe një nëndegë të re, në “Dheu i Bardhë 2”. Në praninë e dhjetëra anëtarëve të rinj, zgjodhëm kryetaren dhe kryesinë e nëndegës. Kryetare e kësaj nëndege u zgjodh Mimoza Ramadani”, ka thënë ministri Hasani.

Sipas tij, e rëndësishme është që Nisma nga të gjithë po shihet se parti e shpresës për krijimin e një mirëqenie për të gjithë.

Hasani ka vlerësuar se forcimi dhe konsolidimi i radhëve të tyre është edhe si rezultat i punës se asamblistëve të Nismës në qeveritë komunale por edhe puna suksesshme në nivelin qendror.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje