Digjet banesa në Prishtinë – vdes vajza katërvjeçare

Digjet banesa në Prishtinë – vdes vajza katërvjeçare

Një vajzë katërvjeçare ka mbetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë.

Banesa, tek vendi i njohur si Te Fontana në Ulpianë, ka marrë flakë për shkak të nxehëses elektrike duke pësuar me fatalitet e mitura.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 në mëngjesin e së shtunës.

Vdekjen e ka konfirmuar Shpend Fazliu nga QKUK-ja.

Sipas banorëve, në banesën e djegur jetonin vetëm nëna dhe fëmija katërvjeçar.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike na banesë ishte vetëm e mitura.

Klan Kosova mëson se kjo familje janë shtetas të Shqipërisë, por një informacion i tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje