Disa këshilla të vlefshme për të rritur fëmijë të shëndetshëm

Disa këshilla të vlefshme për të rritur fëmijë të shëndetshëm

Të ushqeni fëmijët shëndetshëm jo vetëm që ndikon në gjithë shëndetin e tyre, por i bën ata të mësojnë si të kenë një mënyrë jetese të kujdesshme që në moshë të re.

Këtu do të gjeni disa nga idetë më të mira të të ushqyerit që do t’i ndihmojë fëmijët tuaj të kenë një peshë stabël, të shmangin probleme të ndryshme me shëndetin, të jenë energjikë dhe të kenë mendje të mprehtë.

Filloni me një mëngjes kalorik

Mëngjesi është shumë i rëndësishëm jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët.

Disa studiues thonë se fëmijët që hanë mëngjes janë më të përqëndruar në mësim dhe arrijnë rezultate më të larta.

Duhet që fëmijët tuaj të konsumojnë ushqime që janë të pasur me proteina dhe kalcium si drithëra, kos, vezë etj.

Rezultate imazhesh për nutritious breakfast

Kufizoni sheqerin dhe ushqimet e përpunuara

Duhet që fëmijët tuaj të konsumojnë në sasi shumë të pakta bukë të bardhë, makarona, brumë pice ose pica dhe  tortë. Këto ushqime përmbajnë shumë sheqer dhe mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak, luhatje humori dhe ulje të energjisë.

Rezultate imazhesh për cake

Shkoni nga jo e shëndetshmja në të shëndetshme

Në vend që t’u jepni patate të skuqura, mund t’u jepni patate të pjekura, jepni kos ose dhe kos frutash por jo akullore, pulë të pjekur në vend të pulës së skuqur, perime të pjekura në vend të patatinave. /revistawho.com

Rezultate imazhesh për baked vegetables

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje