Disa nga skenat më mbresëlënëse në kinematografi

Disa nga skenat më mbresëlënëse në kinematografi

Ka skena filmike të cilat kurrë nuk i harroni. Madje, ka skena të tilla të cilat kanë luajtur rol të vetin edhe në historinë e kulturës bashkëkohore, e pse jo edhe në jetën reale. Sepse, filmi gjithnjë e më pak imiton jetën. Jeta gjithnjë e më shumë imiton filmin, apo jo? Një listë e mundshme e skenave të tilla, është si më poshtë.

“Saving Private Ryan” (Shpëtimi i ushtarit Ryan, 1998): Skena e parë e zbarkimit në Normandi. Ata që nuk e kanë parë filmin, nuk mund të paramendojnë se çfarë ka bërë Steven Spielberg në fillim të këtij filmi. Janë këto, me gjasë, skenat më trishtuese luftarake në historinë e filmit.

“Jaws” (Peshkaqeni, 1975): Fjala është për sulmin e parë të peshkaqenit. Ky, në vitet e shtatëdhjeta, ka qenë njëri prej filmave më të shikuar dhe më të tmerrshëm.

“Alien” (I Huaji, 1979): Këtu kemi të bëjmë me skenën kur përbindëshi del nga trupi i njërit prej kryeprotagonistëve.

“Titanic” (Titaniku, 1997): Skenat e përmbytjes së anijes. Natyrisht, këtu jemi të sigurt që gati të gjithë ju i keni parë këto skena të paharrueshme të këtij filmi të madh të James Cameronit, me Leonardo DiCaprion dhe Kate Winstlet në rolet kryesore.

“The Sixth Sense” (Sensi i gjashtë, 1999): Përfundimi mjaft i çuditshëm i filmit, kur kryeprotagonisti, të cilin e luan Bruce Willis, kupton që është i vdekur.

“The Godfather” (Kumbara, 1972): Skena e zgjimit pranë kokës së prerë të kalit, e cila, nëse ju kujtohet, dërgohet si kërcënim i fundit.

“Psycho” (Psikopati, 1960): Këtë skenë e keni parë me siguri, madje edhe nëse nuk e keni parë krejt filmin, sepse kjo skenë është dhënë shumë shpesh në përzgjedhjet e ndryshme filmike. Fjala është për njërin nga filmat më të suksesshëm të Alfred Hitchcockut, regjisorit të madh anglez, i cili kurrë nuk ka fituar “Oscar”!!! E pabesueshme, por e vërtetë!

“Matrix” (Matriksi, 1998): Skena e parë e luftimit kung fu, me Morpheuisn dhe Neom.

“Dirty Harry” (Harri i ndytë, 1971): Kur Clint Eastwoodi thotë: “Do you feel lucky, punk”?

“Saturday Night Fever” (Ethet e të shtunës mbrëma, 1977): Ky është një nga filmat më të shikuar dhe më të adhuruar në historinë e filmit. Në këtë rast, fjala është për skenën kur John Travolta, i veshur me të bardha, pushton podiumin e diskoklubit.

“SE7EN” (Shtatë, 1995): Brad Pitt, i cili luan rolin e një detektivi, e hap një kuti, në të cilën vrasësi kishte vënë kokën e gruas së tij.

“Thelma and Louise” (Telma dhe Luiza, 1991): Kjo është skena finale e filmit, kur dy kryeprotagonistet, të cilat i ndjek policia, vendosin të hidhen në humnerë me veturë, duku qeshur!

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje