Diskutohet për krijimin e një zone të veçantë ekonomike për investitorë japonezë...

Diskutohet për krijimin e një zone të veçantë ekonomike për investitorë japonezë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, priti në një takim të veçantë një delegacion të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar – JICA, të kryesuar nga Drejtori për Evropë, Miyazaki Kiyotaka.

Në këtë takim është diskutuar për aktivitetet dhe projektet në Kosovë të kësaj agjencie, me theks të veçantë për projektet mjedisore, infrastrukturore, zhvillim urban, si dhe trajnimet që çdo vjet ofron kjo agjenci, si për sektorin qeveritar, po ashtu edhe atë privat.

Ministri i Jashtëm Pacolli, duke falënderuar përfaqësuesit e JICA-s për kontributin në Kosovë, ka diskutuar për idenë e krijimit të një zone të veçantë ekonomike për investitorë japonezë në Kosovë.

Po ashtu, Pacolli ka informuar ata për zhvillimet në vend, në veçanti investimet që janë bërë në Kosovë në shumë fusha.​

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje