Djali i Ramiz Lladrovcit hyn në politikë, por i humb zgjedhjet

Djali i Ramiz Lladrovcit hyn në politikë, por i humb zgjedhjet

Rilind Lladrovci, djali i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka humbur në garën për kryetar të Rinisë Demokratike të Kosovës nga Donjet Bislimi i cili vjen nga dega e Mitrovicës.

Bislimi fitoi me vota unanime nga delegatët e Konventës së Gjashtë Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli i cili tha se bashkë me rininë do të punojnë në jetësimin e Dekadës së Re. (Klan Kosova)

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje