Do të vizitoni Turqinë këtë verë? Këto janë 5 hotele të cilat...

Do të vizitoni Turqinë këtë verë? Këto janë 5 hotele të cilat mund t’i vizitoni

Turqia është një prej vendeve më të kërkuara për pushime për arsye se posedon disa nga plazhet më të mira dhe një bukuri të rrallë natyrore.

Përveç bukurive mahnitëse natyrore ka gjithashtu edhe disa prej hoteleve më luksoze, restorante, kafene, bare, klube dhe objekte kulturore. Gjatë pushimit vizitorët mund të shijojnë pamjet mahnitese të qyteteve ose rrethinës në të cilën gjendet hoteli ku ata qëndrojnë.

Më poshtë gjeni pesë hotele në të cilat mund të kaloni një pushim luksoz e që i bën ëndrrat tuaja realitet.

Swandor Topkapi Palace

I frymëzuar nga pallati i madh Topkapi në Stamboll, hoteli Swandor Topkapi Palace do t’ju japë mundësinë të ndiheni si në kohën e Sulltan Sulejmanit. Hoteli është i vendosur në një nga vendet më mbresëlënëse dhe ndodhet 16 km larg nga Antalia.

Swandor Topkapi Palace 5 ★★★★★ Ultra All Inclusive | Lara 15 Qershor – 649€

Starlight Resort

Një prej hoteleve më luksoze, i ndërtuar në një ambient me pamje përrallore, Starlight Resort ka gjithsej 15 pishina dhe një numër të madh të aktiviteteve të cilat mund të zhvillohen në këtë hotel. Dhomat dhe suitat e hotelit janë dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojnë një ndjenjë luksi dhe rehatie në të njejtën kohë . Pamja që ofrojnë dhomat e hotelit janë marramendëse.

Starlight Resort 5 ★★★★★ Ultra All Inclusive | Side 15 / Qershor – 649€

Orange County

Orange County njihet për stilin unik dhe arkitekurën e shekullit të 16të. Hoteli ka plazhë private dhe pamje mahnitëse të detit. Hoteli mundëson që të përjetoni lindjen e diellit dhe mikpritjen e stafit duke ju bërë kështu të kaloni një eksperiencë të paharrueshme.

ORANGE COUNTY ALANYA ★★★★★ Ultra All Inclusive | ALANYA 15 / Qershor – 559 €

Alan Xafira Deluxe

Me një plazh privat vetëm 500m larg dhe një arkitekurë fantastike, Alan Xafira Deluxe të ofron ndjenjën se jeni duke qëndruar në një pallat mbretëror. Ky hotel është një prej më të preferuarve nga një numër i madh i turistëve nga e gjithë bota.

Alan Xafira Deluxe 5 ★★★★★ Ultra All Inclusive | Alanya 15 / Qershor – 579€

Sea Planet Resort&Spa

Një hotel të cilin padyshim se do ta mbani mend gjatë tërë jetës. Ambienti, akomodimi mikpritja dhe çdo detaj tjetër e bëjnë qëndrimin e vizitorëve në hotel të paharrueshëm. Disa prej dhomave ofrojnë pamje nga deti dhe pishina. Hoteli rekomandohet për të gjitha moshat./Telegrafi/

Sea Planet 5 ★★★★★ Ultra All Inclusive | Side 15 / Qershor – 579€

Të vizitoni njërin nga këto hotele dhe shumë të tjerë është mjaft e lehtë me ofertat më të volitshme të Max Travel. Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë kontaktoni në tel : +38138754754 ose 049754754, vizitoni uebfaqen https://maxtravel.al/  ose kontaktoni në email: info@maxtravel.al

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje