Donnarumma drejt PSG-së

Donnarumma drejt PSG-së

Gianluigi Donnarumma i Milanit është i gatshëm t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, por kjo varet nga Play Fair Financial.

Me Rossonerët që nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve këtë sezon, 19-vjeçari mund të shitet për të balancuar financat.

Pas ftohjes së marrëdhënieve mes Milanit dhe agjentit të lojtarit, Mino Raiola dhe Pepe Reinas që pritet t’i bashkohet si transfer i lirë rosonerrëve, portieri italian mund të largohet në drejtim të francezëve.

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Gazeta franceze sportive L’Équipe raporton sot se PSG ka vendosur të përqendrohet fuqitë në sjelljen e një portieri gjatë verës.

Fituesit e Ligue 1 kanë shpenzuar 222 milionë euro për Neymarin gjatë verës së kaluar dhe Kylian Mbappen për 180 milionë euro këtë vit.

Ata duhet të kompensojnë bilancin ose do të sanksionohen nga UEFA dhe nuk do të jenë në gjendje të shpenzojnë 40-45 milionë euro që janë të nevojshme për Donnarumman.

Ka gjithashtu spekulime se Raiola është thjesht duke u përpjekur të ngjall interes për Donnarumman nga klubet e tjera.

Ndryshe, portieri italian është raportuar se mund të pasojë në port edhe veteranin e Juventusit, Gianluiggi Buffon.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje