Dorëhiqet kryeministri i sapozgjedhur armen

Dorëhiqet kryeministri i sapozgjedhur armen

Kryeministri i sapozgjedhur armen Serzh Sargsyan njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjee, raporton Reuters.

Sargsyan dha dorëheqjen pas disa ditë protesta masive në kryeqytetin e Jerevanit dhe në qytete të tjera të atij vendi.

Sarkisian u zgjodh kryeministër më 17 prill, vetëm tetë ditë pasi kishte përfunduar mandatin e dytë si president.

Ai kishte deklaruar më parë se ai nuk ka për synim të bëhet kryeministër, por pas zgjedhjes së tij në këtë post, protestuesit e kanë akuzuar  se ka shkelur këtë zotim, vetëm për të qëndruar në pushtet.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje