Dua reagon pas lajmit se ajo kaloi natën me futbollistin Asensio

Dua reagon pas lajmit se ajo kaloi natën me futbollistin Asensio

Ajo tregon se cilin ekip e ka favorizuar Pas ndeshjes së madhe të Ligës së Kampionëve ku Real Madridi mposhti Liverpoolin, mediumi CNN turk raportoi se këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa pas përformacës së saj të shtunën në Kiev të Ukrainës, ka kaluar natën me lojtarin e Real Madridit, Marco Asension.

Por, kjo rezultoi se nuk është aspak e vërtetë. Vet këngëtarja, Dua Lipa e mohoi këtë gjë përmes një shkrimi në Twitter. Ajo tha se nuk e ka takuar atë lojtar dhe se ajo është një fanse e Liverpool-it.

Këngëtarja 23-vjeçare së fundi është nominuar për një tjetër çmim të rëndësishëm në karrierën e saj në “The South Bank Sky Arts Aëards”. Ndërsa, projekti i fundit Dua Lipës është bashkëpunimi me Calvin Harris “One kiss” i publikuar në fillim të muajit maj.

Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore “One kiss” ka marrë afro 88 milionë klikime në “Youtube”

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje