Dy ditët e para të javës mot me diell, nga e mërkura...

Dy ditët e para të javës mot me diell, nga e mërkura sërish reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dy ditët e para të kësaj jave moti do të jetë i qëndrueshëm dhe stabil, duke e mbajtur gjendjen termike të pandryshueshëm dhe intervalet e gjata me diell.

IHK njofton se nga e mërkura priten kushte tjera meteorologjike, meqë masat e ngrohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore dhe jugperëndimore e vendit, me vete do të sjellin edhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

“Sa i përket fushave barike nuk do të kemi luhatje të mëdha, me vlera minimale nën normalen dhe me 1-3 milibar mbi vlerat e normales, ndërsa në fushat termike do të kemi rënie të temperaturave për 2-4 gradë Celsius nga mesi i javës”, bëhet e ditur në njoftim.

Indeksi UV mbetet në shkallë të rrezikshmërisë, prandaj këshillat e mjekut për tu mbrojtur nga rrezet direkte të diellit mbeten në fuqi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje